Ali Baba – Histori Suksesi

I leshuar ne 1999, eshte nje platforme e-commerce globale dhe lider per bizneset e vogla ne gjithe boten. Ajo ndihmon bizneset ne mbare boten qe te zgjerojne aktivitetin e tyre ne tregjet pertej detit.
Sa e suksesshme ka qene do te thoni ju?

Platforma e tyre , e cila I sherben tashme miliona bleresve dhe shitesve ne me shume se 240 vende te rajonit, ne me shume se 40 kategori industrish. Ne 2012 Alibaba Group gjeneroi te ardhura prej 4.1 miliard dollare dhe ka punesuar rreth 24.000 punonjes. Ne 2012 dy nga portalet e Alibaba-it kane fituar gati 170 miliard dollare, ne shitje, me shume se konkurenca e tyre eBay dhe Amazon.com sebashku.

Ja disa arsye qe I kane bere at ate suksesshem.

1. Vizioni

Vizioni eshte I rendesishem per nje fillim te ri qe ka sukses. Sipermarres te suksesshem besojne ne endrrat e tyre dhe besojne ne vetvete. Ata mesojne shpejt, dhe mesojne nga te tjeret strategji, taktika dhe aftesi, por ata I qendrojne besnik endrrave te tyre. Per shembull, nese jane 9 lepuj ne toke dhe ti do te kapesh nje, fokusohu vetem tek njeri. Mund te ndryshosh taktikat nese do, por mos ndrysho lepurin, qendroji besnik atij. Ka shume mundesi ne boten e sotme, por nuk mund ti kapni te gjitha. Kapni njeren ne fillim, punoni per te, futeni ne xhep dhe me pas mund te kapni dicka tjeter. Ju duhet ta beni skuadren tuaj te kete vlera, inovacion dhe vision.

2. Mesoni se si te zgjidhni problemet e shoqerise

Ne kohen kur Jack Ma filloi, njerezit filluan ta pyesnin se si mund te bente ai B2B ne Kine. Normalisht B2B fokusohej ne kompanite e medha, fokusohej tek bleresit. Por ai nuk pa asnje kompani te madhe ne Kine. Kompanite e medha ne Kine nuk kishin nevoje per E-commerce, ato kishin nevoje vetem per politika qeveritare. Keshtu qe Jack Ma u fokusua ne bizneset e vogla sepse ai besonte qe bizneset e vogla do te ishin e ardhmja e Kines. Jack Ma u shpreh se “ mos u mesoni bizneseve te vogla se sit e ruajne koston, sepse ata e dine me mire se ne se sit a bejne kete gje. Ne duhet ti ndihmojme ata qe te fitojne para”. Keshtu qe fokusi I tij ishte qe te ndihmonte bizneset e vogla qe te fitonin para, dhe te shisnin mallin jashte vendit.

3. Aftesite per rritjen e fondeve.

Endrra e Jack Ma ishte qe te hapte e-commerce e vet. Ne 1999 ai mblodhi 18 njerez ne apartamentin e tij dhe u foli atyre per vizionin e tij. Te gjithe vendosen parate e tyre mbi tavoline, ai mblodhi 60,000 $ per te filluar Alibaba. Fat? Nuk e besoj. Te jesh I afte te shpjegosh idete e tua dhe ti besh te tjeret ta shohin vizionin tend eshte nje asset shume I rendesishem qe duhet te kesh. Qe te arrish sukses duhet te kesh keto aftesi nderpersonale dhe aftesi rritje fondesh per ti marre ato fonde.

4. Meso nga gabimet e tua

Jack Ma tha se Alibaba eshte tashme nje kompani e forte sepse ata mesuan nga qindra gabime qe bene gjate rruges. Nese meson prej gabimeve te tua, fillimet e tua do te jene vetem nje hap larg te qenit I suksesshem.

5. Vendosmeri

Jack Ma tha se kur krijoi biznesin e tij; cdokush I thoshte se po vendosej ne gare me EBay. Ai pyeti pse jo? Ne ate kohe te gjithe thane se ai nuk kishte asnje shans. Por nese nuk provon asnjehere , si mund ta kuptosh qe nuk ke asnje shans? “Nese EBay eshte nje peshkaqen ne oqean, ne jemi krokodile ne mocalin e lumit. Ishte e veshtire ne fillim, por ishte edhe shume argetuese”. Ne fillim EBay kishte 90% te aksioneve te tregut. Sot, website I Alibaba Group ka gati 90% te aksioneve te tregut per bizneset C2C.

https://novoed.com/venture1-2014-1/reports/197913#collapse-Report-197913

Asnjehere mos hiqni dore nga endrrat, pasionet dhe deshirat tuaja. Tregu I sotem eshte shume I eger dhe do te perballeni me pengesa e veshtiresi te shumta. Por teknologjia, pasioni dhe deshira per te ecur perpara dhe per ti sherbyer shoqerise dhe qellimeve njerezore eshte me e forte.

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds