DAJTI N’FEST 09/12/2017
JEHONË DITËS NDËRKOMBËTARE TË MALEVE-Logu i malësisë!
Nëse kërkoni të largoheni nga jeta e përditshme e qytetit për të kaluar disa orë të paharrueshme mes natyrës së virgjër malore, ku njeriu veç i ka shtuar mrekullisë së saj, mrekullitë e duarve të tij.
Nëse dëshironi të njihni kultura e tradita të paprekura, nëse doni të shijoni gatime karakteristike me produkte të mrekullueshme lokale, ejani në Dajt, pasi mali është natyrisht vendi ideal ku do të ndjeni vlerat e vërteta të dialogut shumëshekullor të njeriut me natyrën.
Në datën 9 Dhjetor sjellim një sërë aktivitetesh kulturore me veshje tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, muzikë e valle tipike të trojeve të Shqipërisë sonë, si dhe mësime gatimi me zairetë e mrekullueshme të malit e dimrit.
Prej orës 08 të mëngjesit e deri në perëndim, ngrohim atmosferën e ftohtë të Dajtit me mënyra jetese që i binden natyrës, i përulen lartësive, festojmë Malin.
Ritet e virgjëra:
– Logu i aktiviteteve artistike e rekreative (këngë, valle, muzikë, lodrim e argëtime).
– Logu i gatimeve tradicionale (kacamak, bulmetet, rakia, vera e ngrohtë, gështenja).
– Logu i sporteve të natyres (Parashutizëm, çiklizëm, atletikë, Motoçiklizëm).
DAJTI N’FEST është një festë zyrtare e qytetit të tiranës dhe ka për qellim të pasurojë ofertën
rikrijuese për gjithë banorët e qytetit të tiranës.
Ju mirëpresim !