“Endërr vere”, koncert i Mezzo-Soprano Vikena Kamenica dhe pianistes Merita Rexha (Tërshana)

Mezzo-Soprano Vikena Kamenica, soliste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe pianistja Merita Rexha Tërshana, Profesor i asociuar në Katedrën e Pianos pranë Univeritetit të Arteve, organizuan koncertin vokalo pianistik ”Endërr Vere” në datë 7 qershor, 2012 në orën 19.00 tek Salla e Madhe e Universitetit të Arteve.Ky Koncert ishte prenzantimi i një cikli koncertesh të formës vokalo pianistike që do të vijojnë gjatë sezonit 2012 – 2013 nga kjo DUO.
I gjithë ky projekt vjen pas suksesit të veprës së plotë dhe të famshme ”Winterreise” të F.Schubert, realizuar vitin e kaluar në sallën e TKOB-it nga kjo duo, si dhe me poezinë në shqip të ardhur mjeshtërisht nga Ardian Klosi dhe në interpretimin e aktores Ema Ndoja.
Projektet që do pasojnë përmbajnë gjithashtu specifika profesionale dhe artistike të autoreve Gjermanë,Francezë ,Austriakë,Spanjollë dhe Amerikanë.
Aktiviteti i ardhshëm dhe shumë ambicioz do jetë mbi veprën kompozitorit Kurt Weill dhe që do të prezantohet për publikun në fillim të Tetorit në Sallën e Madhe të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds