Festivali Nderkombetare “PianoDrom” Edicioni 1

Te Nderuar Miq
Ju ftoj te njiheni ne vijim me Festivalin ndërkombëtar “PIANODROM” 20 spektakle te te cilit startojne nga 12 tetor deri 18 Janar 2014.Gjate 4 muajve nje program me mbi 200 vepra perla te literatures pianistike Boterore e shqiptare ( 81 vepra shqiptare nga te cilat reth 40 vepra premiere boterore.)Nje super Festival ne kualitete dhe permasa qe i kapercen 10 fish çdo festival te zhvilluar deri me sot.

PIANODROM transmetohet nga EURORADIO dhe mjaft te tjera europiane,dhe DIGITALB para nje audience disa milioneshe,PIANODROM eshte nje instrument integrimi kulturor dhe shkembimi te ndersjellte te kulturave mes popujve
Jeni te lutur qe programin attach tja dergoni te gjithe miqve te Ambasades ne menyre qe te fillojne te blejne abonete dhe biletat si dhe te sigurohet pjesemarje e plote plate – galeri ( mbi 450 spektatore nata ) per koncertetet tuaja
Duke mbetur ne pritje te reagimit tuaj Ju pershendes miqesisht

Prof Aleksander Peçi
Mjeshter i Madh
President i AELFIOR EDITIONS
Anetar i shoqates franceze te kompozitoreve
Qytetar Nderi i Permet
Dir Art i PIANODROM

Festivali ndërkombëtar “PIANODROM”, në edicionin e tij të parë zbret në skenën shqiptare nga sallat më prestixhioze të botës yje të pianistizmit botëror nga Spanja, Amerika, Franca, Greqia, Italia, Rusia, Gjermania, Holanda, Kosova e Shqipëria.
Ejani në sallën e Universitetit të Arteve nga 12 Tetor 2013 deri në 18 Janar 2014 të përjetoni emocionet e tingujve klasike e paraklasike, jazz e blues, dans e bashkëkohorë.
Per here e pare ne Shqiperi, Aleksander Peçi me “PIANODROM” sjell nje buket me 20 koncerte te jashtezakonshme, me 122 perla autoresh botërorë dhe 81 krijime shqiptare nga të cilat 40 vepra premierë botërore.

Autore, epoka, stile e shkolla te ndryshme te pianos do te vijne prane jush nga emrat e famshem: Gulliermo Gonzalez, Enrico Pieranunzi, Dimitri Vassilakis, Pierre Reach, Natalia Deeva, Mikhail Doubov, Francesco Prode, Marcel Worms, si dhe nga yje te skenes shqiptare: Anita Tartari, Merita Rexha, Desar Sulejmani, Redi Llupo, Kristina Laço, Fatma Spahiu, Marin Gjollma, Silvana Skenderi, Herton Mikeli, Zamir Kabo, Etrita Ibrahimi, Ardita Bufaj, Lirika Pula & Ana Kaçinari.

Pianodrom do të transmetohet nga EuroRadio dhe radio të tjera prestixhioze Europiane.

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds