Me mbështetjen e Fondacionit EDSRealizoi: Albanian Art Institute
Kordinuan: Ilir Butka, Genc Përmeti
Në 16 dhjetor 2005, në orën 11:00 pranë qendrës TIFF 05 në Tiranë, u zhvillua konferenca ku të ftuar ishin mediat, artistët, trupa të njohur diplomatik, me rastin e prezantimit të filmave që do të konkurojnë zyrtarisht në edicionin e tretë të Tirana Film Festival.
Drejtori i festivalit, Ilir Butka prezantoi 110 filmat e përzgjedhur që do të konkurojnë këtë vit, ndër të cilët 69 janë filma fantastiko – shkencorë, 16 të animuar, 13 eksperimental dhe 12 dokumentarë. Gjithashtu 12 filma të cilët janë të drejtuar nga autorë shqipëtarë do të marrin pjesë në përzgjedhjen ndërkombëtare. Për herë të parë, në këtë edicion është dedikuar ekskluzivisht një seksion për filmat shqipëtar nga e gjithë bota. Përfaqesuesi i fondacionit EDS, Genc Permeti, prezantoi tek mediat programin special të edicionit të tretë dhe të ftuarit special që do të mernin pjesë në këtë aktivitet, ndër të cilët shquheshin dhe mjeshtrit e kinemasë Ken Loach, Nick Broomfield, Goran Paskaljevic. Organizuesit e festivalit prezantuan këtë vit jurinë internacionale e përbërë nga David D’Arcy kritik filmi i ardhur nga Amerika, Mathias Groll kritik filmi nga Gjermania, Carl Henric Svenstedt drejtor nga Suedia dhe Jesper Andersen, Instituti i Filmit Danez nga Danimarka. Në fund të konferencës, drejtori i Tirana International Film Festival u drejtoi një falenderim të vecantë sponsorëve, partnerëve dhe të gjithë stafit organizues që bën të mundur Festivalin e këtij viti.