Koncert recital i pianistes Merita Rexha (Tërshana) dhe violincelistit Wolfgang Panhofer

Në kuadër të aktiviteteve “Koncertet e Vjeshtës ‘07”, Fondacioni EDS organizoi në data 1, 2 dhe 3 Nëntor 2007 Koncertin Recital “Beethoveniana”, të pianistes MERITA REXHA TËRSHANA dhe violoncelistit austriak WOLFGANG PANHOFER:
– Në 01 Nëntor 2007, ora 19.00, në Sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë;

– Në 02 Nëntor 2007, ora 17.00, në ambientet e Teatrit “Migjeni” në Shkodër;

– Në 03 Nëntor 2007, ora 18.00, në Pogradec, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, z. Artan Shkëmbi.

Ky koncert u mundësua me mbështetjen e Ambasadës Austriake në Tiranë. PANHOFER, Wolfgang

PANHOFER, Wolfgang, ka lindur në Vienë. Kreu studimet në shkollën e lartë të muzikës në Vienë (Prof.Benesch, Prof.Herzer) dhënë Royal Northern College në Angli (Prof.Kirschbaum) me diplomë për solist. Është fitues i shumë cmimeve (Sir John Barbirolli). Kurse kualifikimi me Boris Pegameschkoë, Steven Isserlis, Paul Tortelier, William Pleeth dhe Ralph Kirschbaum. Kurse për muzikë dhome me Andreas Schiff. Koncerte në Austri, Gjermani, Angli, Uells, Belgiikë, Itali, Slloveni, Finlandë, Francë, Japoni, Indi, Islandë, Danimarkë, Poloni, Hungari, Kore, Kamerun, SHBA, Iran, Zvicër, Slovaki dhe Turqi. Ka realizuar një numër miaft të madh incizimesh në radio dhe televizion (me Paul Totelier për BBC, GB, Eurovision me Franz ëelser Möst, për televizionin Polak me Filarmoninë e Katoëitze eti). Koncert i përvjetorit të Dvorak me Josef Suk në sallën Mozart të pallatit koncertor të Vienës. Partner për muzikë dhome me Boris Pergomenahikoë.

Pjesëmarrje në Festivale: Carinthischer Sommer, Steirischer Herbst, Java e Festivalit vienez, ëien Modern, Boxhill Festival dhe Park Lane Group (në Southbank), Lander, Festivalet Kangasniemi, Finlandë, Vieshta e Tiranës, etj.

Ka luaitur me orkestrën vieneze të dhomës, me simfonistët vienezë, Philarmonia Danzig, Linzer Jeunesse Orkester, Bombay chamber Orchestra, Philarmonite e Katoëitze, Posen, Lodz, Adriatische Philarmonie Ancona, Orkestrën e Akademisë së Arteve, Tiranë etj.

I ftuar i përhershëm në një cikël të muzikës moderne austriake në shoqatën e muzikës, koncerte të rregullta në sallën Schubert, në shtëpinë e koncerteve në Vienë. lncizime në CD.

REXHA TËRSHANA, Merita

Pianiste shqiptare. U lind në Tiranë më 30 janar të vitit 1972. Pasi mbaron studimet në Liceun Artistik J. Misja në Tiranë në vitet 1986 – 1990, në vitet 1990 – 1994 kryen studimet e larta për piano në Akademinë e Arteve, në klasën e M. Kristidhi. Më pas kryen edhe disa kurse kualifikimi në Schlesëig Holstein Musik Festival me Prof. P. Badura-Skoda (gusht 1995) dhe në Fokëgang Hochschule Essen me Prof. T. Engel (dhjetor 1998). Pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve, emërohet pedagoge në Katedrën e Pianos pranë kësaj Akademie.

M. Rexha Tërshana është një ndër pianistët me aktivë të jetës muzikore shqiptare bashkëkohore. Pjesëmarrëse në pothuaj të giitha ngjarjet e rëndësishme të muzikës në Shqipëri (Festivali Vjeshta e Tiranës, Konkurse të ndryshme, etj.), ajo zotëron një repertor të gjerë me vepra të të gjitha kohërave dhe giinive që është materializuar në dhjetra koncerte cilësore jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ndër të tjera, M. Rexha Tërshana është interpretuesja e premierave shqiptare të disa veprave bashkëkohore me të vërtetë virtuoze dhe problematike edhe për pianistë me eksperiencë shumë më të madhe, si integralja e veprave për piano të I. Xenakis.,etj. Giithashtu ka luajtur në premierë absolute edhe shumë vepra të kompozitorëve shqiptarë. Për aktivitetin e saj, M. Rexha Tërshana është nderuar me cmime të shumta, përmendim këtu mes të tjerave cmimin I në konkursin N. Zoraqi, Tiranë, 12-14 dhjetor 1994; interpretuesja më e mirë në Festivalin e Muzikës së Re Shqiptare, 21 -24 maj 1996; cmim në Konkursin e Muzikës Franceze, Tiranë, 12-15 dhjetor 1997, etj.

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds