Maratona për të drejtat e fëmijëve

Tiranë, 1 Qershor 2006 – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë – DART, Aleancën për Fëmijët në Shqipëri – ACA, Fondacionin EDS dhe Qendrën e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri – IRCCRA, me rastin e ditës kombëtare të fëmijëve në Shqipëri organizuan Maratonën e të Drejtave të Fëmijëve.
Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik, Qeverisë në nivel qendror dhe lokal dhe vecanërisht fëmijëve për të drejtat e fëmijëve. Gjithashtu kishte për qëllim afrimin e fëmijëve me sportin pasi ai sjell shëndet dhe zhvillim.

Në Maratonën e të Drejtave të Fëmijëve morën pjesë nxënës nga shkollat 9-vjecare të Tiranës si dhe fëmijë të tjerë. Maratona u zhvillua përgjatë Bulevardit “Zogu i I” duke filluar nga ora 9.30 e mëngjezit me pjësmarrjen e mëse 500 nxënësve.

Në përfundim të aktivitetit u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e 3 vendeve të para si për djem dhe për vajza. Fituesit e vendit të parë ishin Rei Gjinali dhe Lumturi Allaraj, vendi i dytë për Fabjon Koraj dhe Alma Perzhita, vendi i tretë për Josin Shahu dhe Genta Shehu. Për fituesit u ndanë certifikata dhe dhurata simbolike. Organizimi i Maratonës u financua nga Palme Center dhe Sida, Aleanca e Fëmijëve në Shqipëri dhe Fondacioni EDS.

CRCA synon që këtë maratonë ta kthejë në një eveniment të përvitshëm, në një traditë, ku fëmijët nëpërmjet sportit të kërkojnë respektimin dhe garantimin e të drejtave të tyre.

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds