Steelwings MOTOFEST

Është bërë tashmë traditë që MotoFest zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motorra dhe sigurisht muzikës rrok. Ky është viti i tetë që ky event realizohet dhe vazhdon të pritet me shumë kënaqësi nga publiku, kjo edhe sepse në realizimin e këtij viti janë shtuar disa komponentë për të bërë më gjithëpërfshirës STEELWINGS MOTOFEST 2016!
Risitë i përkasin më së shumti paketës artistike e që do të argëtojë publikun, specifikisht do të jenë disa grupe muzikore rroku që do të performojnë ‘live’, disa DJ që do të vijnë nga Italia dhe e ftuar speciale do të jetë Nora Istrefi. I gjithë eventi do të prezantohet nga Fatma Haxhialiku ndërkohë që ndryshe nga herët e tjera, këtë vit do të ketë edhe një pjesëmarrje të disa miseve shqiptare që kanë fituar çmime në Miss Shqipëria 2016 si përfaqësues nga Shoqata e Bodoybuilding e Shqipërisë për të përshëndetur të gjithë ata që do të jenë pjesë e shfaqjes.

Në këto 3 ditë feste, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni EDS kanë për qëllim informimin dhe argëtimin e publikut duke e paraqitur të gjithë këtë event jo vetëm si shfaqje për të mbledhur të apasionuarit ndaj motorrave dhe adrenalinës së muzikës rrok por edhe për t’i treguar publikut se në vetvete e gjithë kjo është mënyrë jetese për një grup të caktuar njerëzish, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre për çdo ditë duke sfiduar veten dhe shpirtin e aventurës.

Bashkohuni edhe ju në datat 17-18-19 Qershor në sheshin Italia, për të shijuar këtë festë të çmendur dhe me plot adrenalinë!

FAQs- Informacione bazike mbi eventin MotoFest 2016!

[contact-form-7 id=”2421″ title=”Download your sticker”]

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds