“Menaxheria e qelqtë” nga Tennesse Williams

Me spornsorizim të R&T Group dhe bashkëpunim me EDS Foundation, Art Blu Dhe Teatri kombëtar sollën Teatrin MENAXHERIA E QELQTË nga TENNESSE WILLIAMSME aktorët YLLKA MUJO, NERITAN LIÇAJ, ARBEN DERHEMI, MONIKA LUBONJA dhe me Regji të ADONIS FILIPIT MENAXHERIA E QELQTË është një dramë që pasqyron iluzionet e një realiteti dhe botë të pamëshirshme. Lora Uingfild një vajzë 24 vjec ka lindur me një defekt fizik. Jeton me të ëmën Amandën dhe vëllain, Tomin. Babai e ka braktisur familjen. Nëna me karakterin e saj përpiqet të ruajë dinjitetin e familjes. Mjerisht, ende jeton me ëndrrat e së kaluarës duke besuar se gjithnjë ka mbetur bukuroshe e adhuruar e një kohe që kishte ikur. Lora nga ana e saj është tërhequr dhe është e mbyllur në botën e saj pasive,të vetmuar dhe intime ku koleksioni apo menaxheria e figurave të qelqta të kafshëve, është bërë kënaqësia dhe zbavitja me e rëndësishme e jetës. Tomi punon. Ai shkruan poezi dhe ëndërron për kinemanë dhe botën e spektakleve duke u përpjekur për një jetë më të mirë. Ndonëse përpiqet për një jetë më të mirë është i lodhur nga puna si dhe nga përkujdesja e pashmangshme por edhe e mërzitshme për të ëmën dhe të motrën, të cilat jetojnë në botën e trilluar të ëndrrave. Një ditë prej ditësh e ëma i thotë Tomit që të ftojë për darkë një shokun e tij të punës, për tu njohur me Lorën. Mirëpo vetëm pas disa çastesh del në shesh se Lora e njihte Xhimin që nga shkolla e mesme, për më tepër ajo e kishte adhuruar dhe dashur atë në heshtje. Xhimi vëren se Lora është një vajzë e turpshme. Ai rropatet ta këshilloj e ta bindë Lorën se ajo duhet të ketë me shumë besim në veten e saj. Tek Lora zgjohet ëndrra për të cilën ajo kishte jetuar këto vite. Xhimi i tregon që ai është i fejuar me Betin, largohet.
Në këtë pikë Lora merr vendimin për tu përballuar me vështirësitë dhe realitetin e jetës. Kompleksiteti, kjo dukuri sa individuale dhe universale e bën këtë vepër përherë bashkëkohore.

Një fatkeqësi rëndon mbi çdo veçori fizike dhe individuale. Kështu vepra Fiton një motiv social në nëntekstin e vet.Njeriu se duron dot firon e çasteve që i takojnë dhe që si merr, se humbjet duhet të rikuperohen, duke mos patur humbje të reja.

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds