Projekt i Fondacionit EDS nën drejtimin e Isak Shehu. 22 Nëntor 2004, salla e Akademisë së Arteve
Koncerti Orkestrës Filarmonike të Akademisë së Arteve i realizuar më datë 22 Nëntor 2004 në Tiranë, është koncerti nr. 2 i Brahmsit, një nga veprat më madhështore të shkruajtura për piano e orkestër, një sintezë e mrekullueshme e simfonisë dhe koncertit instrumental. Është një simfoni jo vetëm nga forma 4 kohëshe, formë e simfonisë klasike, por edhe nga përmbajtja dhe tingëllimi i plotë i orkestrës që është shumë më tepër se një shoqëruese e solistit. Ndërsa parti solistik i pianos përmban nga faqet më të bukura e më të vështira të repertorit pianistik, dhe s`është vetëm një piano “obliggatto” në një simfoni, por një solist i plotëfuqishëm.
Ekzekutimi i këtij koncerti përbën një eveniment në cdo skenë ku luhet, për nga impenjimi maksimal që kërkon nga të gjithë komponentët. Kjo mbase është dhe arsyeja që luhet rrallë.
Programi
CARL MARIA WEBER (1786-1826)
Oberon
JOHANNES BRAHMS (1833-1897)
Koncerti në sibemol maxhor op. 83 nr.2
Allegro ma non troppo
Allegro appassionato
Andante
Allegreto grazioso, un pocco piu` presto
Në piano Merita Rexha Tërshana
Dirigjent Leonardo Cuadrini
Drejtor artistik Isak Shehu