Me mbështetjen e Fondacionit EDSRealizuar nga ANIA dhe Asci degli Studi
Kordinuan: Andi Tepelena,
Andrea Bonifacio,
Gianni Macri`
25 – 26 maj 2004,
Auditorium Santa Margherita – Venezia
Aktivitet kushtuar pranisë shekullore të komunitetit arbëresh në Jug të Italisë. Në qendër të këtij aktiviteti ishin gjuha dhe letërsia arbëreshe, veshjet popullore, ritualet bizantine dhe traditat fetare, këngët rapsodike dhe këngët moderne, aspektet gjeoambientale dhe natyrore të Arbërisë. Ky aktivitet u zhvillua sipas këtij programi:
Salvatore Bugliaro (president i qendrës gjeneologjike arbëreshe)
“Emigracioni i hershëm i shqiptarëve në Itali”
Adriana Ponte (prof. në gjuhë dhe letërsi të huaj)
“Gjuha arbëreshe”
Pasquale de Marco (gazetar)
“Veshje femërore”
Adriano Mazziotti (gazetar)
“ Rituali bizantin dhe traditat fetare”
Giuseppe Cacozza (poet dhe kompozitor)
“ Nga këngët rapsodike te këngët moderne”
Demetrio di Benedetto (eseist)
“ Aspekti gjeo-ambiental dhe natyror i Arbërisë”
Raffaele Fera (gazetar)
“Letërsia italo-shqiptare”
Spektakël muzikor kushtuar Jeronim de Radës
Në sallën ku u zhvillua veprimtaria ishte e pranishme një ekspozitë e piktorit Petrit Ceno