E Diel 15 Tetor 2006 Ora 11.00- Teatri “Migjeni” ShkodërE Martë 17 Tetor 2006 Ora 19.00 – Salla e Akademisë së Arteve Tiranë
Programi
1. Bethoven – “Kreutzer Sonata“ op.47
2. Adagio sostenuto, presto
3. Andante con Varizioni
4. Finale, Presto
5. Saint Saens – Introduction and Rondo Capriccioso
6. Brahms – walzer Op.39 (Për piano solo)
Kushtuar mukut që prezantoi me këto valse, prof. Gramoz Pashko
4. Bazzini – “Dance of Goblins“ – Scherzo Fantastique, Op.25
Merita Rexha Tërshana është një ndër pianistet më aktive të jetës muzikore shqiptare. Ajo zotëron një repertor të gjërë me vepra të të gjitha kohrave dhe gjinive që eshtë materializuar në dhjetëra koncerte cilësore jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj si në Gjermani, Austri, Danimarkë, Itali, Zvicër. La luajtur si soliste me orkestrat kryesore në vend. Është pjesëtare e Ansamblit “Asmus“
Për aktivitetin e saj M.Rexha Tërshana është nderuar me cmime të shumta, si interpretuesja më e mirë e vitit, maj 1996, nga një juri me president kompozitorin francez G.Boef, etj.
Aktualisht është pedagoge titullare në katedrën e Pianos pranë Akademisë së Arteve, Tiranë
Violinisti Lorenc Radovani ka një aktivitet intensiv koncertor e solistik. Ai ka qenë vazhdimisht me skemën dhe repertorin më kompetitiv violinistik, duke qenë i pranishëm jo vetëm në skenën shqiptare por edhe në shumë vende të tjera si Itali, Slloveni, Maqedoni, Greqi, Zvicër, Kanada, USA etj.
Cilësitë solistiko-interpretative, toni i plotë violinistik, teknika instrumentale si dhe komunikimi i ngrohtë me publikun, e kanë sjellë violinistin në vëmendjen e opinionit në mjaft aktivitete të rëndësishme sic ishte edhe pak muaj më parë, përfaqësimi i tij solistik në Festivalin e Ohrit 2006.
Lornc Radovani është dy herë fitues i cmimit të parë në konkurset të interpretimit violinistik për vitet 1982 dhe 1983
Aktualisht është pedagog në Akademinë e Arteve
Aktivitet u mundësua nga Fondacioni EDS dhe AR EuroProject
Në bashkëpunim me Akademinë e Arteve, Tiranë dhe Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci“, Shkodër