“Shtegu i Gjelbër 2018”

“Shtegu i Gjelbër 2018”

Gara më e madhe CrossCountry Mountain Bike në Shqipëri.

Edicioni i 3-të i garës së çiklo-krosit, të njohur ndryshe si “SHTEGU I GJELBËR” u zhvillua  të dielë e 7 janarit 2018. Në këtë garë morën pjesë mbi  100 pjesëmarrës, dhe përshkruan një itinerar prej 63 km dhe gjithçka nisi nga Sheshi “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar më pas nëpër Kodrat e Liqenit, drejt Kurorës së gjelbërt të kryeqytetit dhe për të mbërritur në Petrelë, ku ishte edhe “Check-point”-i, apo stacioni i parë i kronometrimit. Stacioni i dytë është ai i Durishtit, i ndjekur më pas nga “Check-point”-i i kilometrit 25, përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan, e për të vijuar me stacionet e tjera të kronometrimit në Kakunjë, në Koçaj pranë Baldushkut, në Rodhje dhe për ta mbyllur kronometrimin në finishin e Mulletit, ndërsa mbërritja për publikun ishte sërish Sheshi “Skënderbej” në Tiranë. Sipërfaqja e garimit variojë nga argjila, asfalti, çakulli, bari, dheu apo përzierjet e ndryshme të këtyre elementëve, ndërsa lartësia e garimit luhatej nga 100, në 2000, në 400 e deri mbi 800 metra mbi nivelin e detit, që përkon me “Check-point”-in e 3-të, atë të km 25 në Qafë-Krrabë.  Ky edicion ka sjell një numër risish dhe një pjesëmarrje rekord me nje mori aktivitetesh si psh : muzikë nga DJ, muzikë live me të mirënjohurit Vikena Kamenica, Altin Goci dhe Fanfara Tirana , performanca e aktorit Gent Azizi, brunch, etj…

Për organizatorët e kësaj gare të çiklo-krosit, Fondacionin EDS, biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet me një trafik të rënduar si Tirana. Ndaj dhe “Shtegu i Gjelbërt” është më shumë sesa thjesht një garë….

Faleminderit për mbështetjen:

Bashkisë Tiranë, EDS-foundation, Pilot.al, Proton, Shtegu i gjelbër, R&T group, Bike Doctor, bct, Tirana ime outdoor.

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds