>Tirana Code_

Tirana Code është një nismë që synon rritjen e interesit të të rinjve për të marrë iniciativa në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e një rrjeti të rinjsh që synojnë të zhvillojnë një karrierë në teknologi. Me anë të aktiviteteve të ndryshme ne synojmë të sjellim së bashku sa më shumë të rinj të talentuar dhe të apasionuar pas teknologjisë, duke nxitur kështu inovacionin dhe krijimtarinë.
Me datë 27 dhjetor u mbajt eventi i parë i quajtur “Web Security BootCamp”. Në fokus ishte siguria kibernetike. Sulme të vazhdueshme u bënë ndaj një aplikacioni të ngritur në një server virtual jashtë vendit. Sfidat ishin të niveleve të ndryshme: low, medium, high dhe impossible. Me anë të ndërhyrjeve në skripte u bë e mundur gjetja dhe identifikimi i dobësive të sistemeve, të cilat duhet ti kemi parasysh kur ngremë një aplikacion në web. Pjesëmarrësit mpjesëmarrësit do mësojnë në mënyrë praktike dhe sistematike hapat që duhen ndërmarrë për të krijuar një website të sigurt dhe që mbron me përgjegjësi të dhënat e përdoruesit. Pjesëmarrësit mësuan në mënyrë praktike dhe sistematike hapat që duhen ndërmarrë për të krijuar një website të sigurt dhe që mbron me përgjegjësi të dhënat e përdoruesit.

Me datë 28 dhjetor u bë dhe promovimi i kësaj nisme pranë ambienteve të Qendrës Rinore Tiranë. Të ftuar nga industria e IT dhe pjesëmarrësit u njohën me rezultatet dhe pikat ku duhet të fokusohemi në mirmbajtjen e një sistemi në web dhe për sfidat që na presin në një botë ku teknologjia e informacionit ecën me hapa të shpejtë cdo ditë.

EDS Staff

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds