JUNGLE CITY

Qyteti i Tiranës ka pësuar transformime dërrmuese në dy dekadat e fundit me pasoja në jetën dhe organizimin e qytetit, vecanërisht në strukturën urbane, me një rritje të lartë të popullsisë, rritje të qarkullim të automjeteve dhe degradim të përgjithshëm të cilësisë së jetesës.
Tirana sot është kthyher në një xhungël urbane.

Në të vërtetë në një nga shumë përkufizimet e saj “Xhungla” përfaqëson një hapsirë pak të civilizuar ose të padisiplinuar jashtë kontrollit të qytetërimit.

Qëllimi jonë është ta kthejmë Tiranën nga një xhungël kaotike të betonuar dhe të ndotur në kuptimin origjinal të kësaj fjale – në tokë të mbuluar me vegjetim të dendur të dominuar nga pemët.

Projekti “Tirana Jungle City” ka si objektiv të ndihmojë qytetin e Tiranës që të bëhet i qëndrueshëm dhe të reduktojë gjurmët e karbonit.

Nëpërmjet elementit të gjelbërimit – të përdorur në të gjitha format e tij – ky projekt synon të ndihmojë Tiranën në përshpejtimin e kalimit nga tranzicioni drejt një qyteti të pastër, të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe atraktiv.

Zgjedhja e një elementi të natyrës si protagonist i një ndryshimi është veçanërisht interesante pasi nuk kërkon guxim të madh, nuk kërkon shumë kohë dhe as shumë investim por sjell ndryshime të rëndësishme në transformimin e qytetit.

Pa pritur domosdoshmërisht nga pushteti dhe politika të bëjnë gjeste të mëdha arkitektonike këtë ndryshim mund ta bëjmë edhe ne vetë. Le ta kthejmë gjelbërimin në pjesë të rëndësishme të strukturës së qytetit tonë.

Kjo super-strukturë e re e gjelbërt, si morfologjike dhe intelektuale, do mundësojë krijimin e një shtrese të unifikuar jo vetëm të panoramës së Tiranës por edhe të të kuptuarit ndaj ndërhyrjeve të përgjithshme me një riinterpretim të ri të një rrjeti ekzistues të hapësirave boshe dhe plote urbane.

http://junglecity.al/

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds