The Unknown


“Trashegimia Nënujore Shqiptare” përbën një pjesë të pasur të historisë dhe kulturës së Shqipërisë që lidhet me botën nën ujë. Kjo përfshin gjetjet arkeologjike, epokat e ndryshme dhe artefaktet që janë zbuluar në zonat detare të Shqipërisë, duke përfshirë rrënojat e anijeve, amforat dhe objekte të tjera të lashta. Kjo trashegimi ofron një dritë mbi mënyrën sesi u eksplorua dhe u përdor deti në periudhat e ndryshme të historisë së Shqipërisë dhe si ndikoi në kulturën dhe ekonominë e vendit. Kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë dhe identitetit kulturor të Shqipërisë, që po bëhet gjithnjë e më e njohur dhe e vlerësuar nga publiku ndërkombëtar.

EDS Foundation në bashkpunim me “RPM Nautical” dhe “The Albanian Center for Marine Research” organizuan ekspozitën e hapur me titullin “THE UNKNOWN” Trashegimia Nënujore Shqiptare, 17 fotografi të përzgjedhura nga ekspedita nënujore të zhvilluara në Detin Jon.

The Albanian Center for Marine Research, është angazhuar prej vitesh në kërkime për zbulime nënujore, jetës detare dhe studimet të florës, faunës dhe zonave arkeologjike nënujore. Misioni i saj vitet e fundit, është të edukojë publikun e gjerë mbi rëndësinë e Trashegimisë Detare dhe mbrojtjen e Ekosistemit.

E reja e kësaj ekspozite ishte mënyra e zhvillimit të saj në vertikalitet duke ndjekur kronologjinë e Amforave të gjetura në zonat më të thella duke u ngjitur gradualisht dhe figurativisht nga thellësia deri në sipërfaqen detare. Për këtë u zgjodh një banesë kolektive në qytetin e Tiranës dhe hapsirat publike u shfrytëzua për ekspozim. Një eksperiment ky për të afruar artin dhe informacionin më pranë zonave publike, shtëpive tona.

Kurator: Suada Ani Muraku

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds