City Break Festival – MF17

Besojmë se më shumë se cdo gjë tjetër Tirana duhet të ofrojë pushime cilesore. Ky realitet është vështirësisht i përcaktueshëm sepse kriteret relativizohen sipas kënaqësisë së individëve dhe detyrimisht larmishmëria dhe oferta rikrijuese janë ato që harmonizojnë një komunitet për ta bërë sa më pozitiv dhe solidar.
MotoFest 2017 në vetvete është një produkt turistik i qytetit të Tiranës i cili dëshiron të pasurojë ofertën rekreative të komunitetit urban. MotoFest kërkon të bëhet shembulli i parë i një qyteti i cili pushon për 3 dite me radhë dhe largohet nga rutina e perditshme. Një qytet i cili padyshim prodhon në veprimtarinë e tij politike, ekonomike dhe social-mediatike një cilësi jete të cilën realisht nuk e meriton. Nuk e meritojnë brezat që jetuan mankthin e një regjimi dhe anarkinë e një tranzicioni të cilat shkaktuan humbjen e aftesisë per të vlerësuar prioritetet e individit në shoqeri.

MotoFest është një platformë marketingu novatore dhe sociale e cila dëshiron të promovojë të gjithë ato biznese të mesme ose të vogla që kryejnë veprimtarinë e tyre në Tiranë. Marketingu dhe mundësia për t’u promovuar në qytet nuk duhet të jetë monopol i kompanive të mëdha. Cdo qytet apo komunitet i përparuar në botë duhet të mendoj për sipërmarrësit e rinj të cilët asnjëherë nuk lindin të mëdhenj. Duhet të mendojë për të gjithë sektorin e shërbimeve që jetëson dhe ushqen shumë ekonomi familjare të cilat ndryshe do të ishin në listat e gjata të papunësisë. Janë pikërisht këta njerëz te cilët bëjnë ate që ne quajme treg duke e përcaktuar po ata se kush meriton parà dhe vëmendje. Përzgjedhja darviniane duhet të drejtohet pikërisht në ato mikro realitete ekonomike të cilat arrijnë të japin origjinalitet dhe cilësi në shërbimin apo produktin e tyre.

Mbi të gjitha duam që Tirana të bëhet një qytet normal i cili ofron, për qytetarët që ndodhen në mes të vështirësive të një kohe aspak optimiste, motivin per te punuar, jetuar dhe qëndruar.

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds